Enriko Ceko, ekspert ekonomie tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Tv se rritja e çmimit të karburanteve në vendin tonë është një çështje psikologjike.
Sipas Cekos i gjithë problemi i vendit tonë janë institucionet dhe njerëzit që e drejtojnë atë.
Bota që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore ka qenë në krizë. Kjo u bë normale që një herë në 5 vjet të ndodhë diçka në Lindjen e Mesme. Çështja është pse në Shqipëri sa herë ndodh diçka në arenën kombëtare ndodhin gjëra të papërshtatshme për konsumatorët.
Shqipëria në aspektin psikologjik drejtohet nga njerëz të papjekur. Në aspektin ekonomik praktik nuk funksionojnë institucionet. Institucionet dhe tipat psikopatik që drejtojnë ekonominë, biznesin, jetën në fushën e drejtësisë dhe mjedisit etj.
Rritja e çmimit të karburantit është çështje psikologjike. Nuk e kuptoj që të nesërmen makinat në radhë për të blerë karburant.
Shqipëria nuk importon sepse 30% të karburantit që përdorim prodhohet në Shqipëri. Karburanti jonë çohet jashtë shtetit për t’u rafinuar dhe kur futet në territorin e Shqipërisë futet me akcizë. Vendet e rajonit nuk kanë akcizë.
Qeveria në kohë të mirë ekonomike nuk duhet të luajë asnjë rol. Në momentin që situata përkeqësohet, në momentin që lojtarët ekonomikë fillojnë abuzojnë qeveria duhet të ndërhyjë me institucionet. Rolin kryesor e ka Autoriteti i Konkurrencës.



