Dalin detaje të tjera për masakrën në Las Vegas, ja armët që përdori autori (FOTO)

Dalin detaje të tjera për masakrën në Las Vegas, ja armët që përdori autori (FOTO)

Stephen Paddock e kishte mbushur me armë dhe municion dhomën e hotelit nga e cila qëlloi mbi pjesëmarrësit në një koncert, duke vrarë 58 prej tyre e duke lënë të plagosur 527 të tjerë.

“Boston 25” ka zbuluar armët e përdorura nga autori i masakrës së Las Vegasit.

Disa prej tyre janë armë që fillimisht kanë qenë dizajnuar për përdorim nga Ushtria Amerikane.

Disa prej armëve ishin modifikuar me një pajisje për t’u kthyer në automatikë. Armët automatike i lejojnë qitësit të qëllojë plumbat njëri pas tjetrit vetëm duke mbajtur gishtin te këmbëza.

Paddock hapi zjarr mbi pjesëmarrësit e Harvest Festival rreth orës 22:00 të së dielës, duke vrarë 59 persona.

Policisë iu deshën 72 minuta për ta identifikuar dhe për të mbërritur në dhomën e tij në katin e 32-të të hotelit “Mandalay Bay”, nga ku ai kishte kryer masakrën.

Paddock kishte instaluar kamera në korridor dhe mbërritja e policisë nuk ishte surprizë për të. Ai hapi zjarr ndaj policisë, por kur forcat Swat mbërritën në dhomë, ai kishte vrarë veten. / G.S. / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy