Basha: Rama premton të sjellë shumë pak vaksina krahasuar me vendet tjera

Basha: Rama premton të sjellë shumë pak vaksina krahasuar me vendet tjera

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas lajmit që dha kryeministri Edi Rama për sigurimin e 500 mijë dozave të para të vaksinës. Përmes një shënimi në “Twitter”, Basha tha se kjo është një sasi e paktë. Për liderin e opozitës, Rama duhet të largohet nga qeveria sepse dështimet i shet si suksese.

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish.”

Rama njoftoi sot se 10.750 dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në javën e tretë të janarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy