Llogaritet qe disa dhjetëra milionë euro shpenzohen për mitingje te shtrenjta elektorale, spote publicitare apo simbole partish politike qe mbulojnë qytetet dhe fshatrat tona përgjatë 30 ditëve te fushatës. Deputetët e LIBRA-s Blushi dhe Hafizi jka depozituar një projektligj që i kufizon shpenzimet e kandidatëve për deputetë. Sipas këtij drafti, kandidati për deputet nuk duhet t’i kalojë 300 mijë lekë shpenzimet. Financimi i fushatave te shtrenjta eshte kthyer jo vetëm ne një barra per ekonominë, por edhe një nga arsyet e korrupsionit dhe ekonomisë kriminale qe po rriten nga viti ne vit. Per kete arsye, ne projektligj ne vendosim nje tavan shpenzimesh gjate fushates zgjedhore per cdo parti politike dhe kandidat to propozuar nga zgjedhësit. “Kete tavan e kemi llogaritur bazuar ne nje model te konsoliduar europian, modelin francez, i cili, duke marre parasysh disa elemente, përcakton një vlere rreth 0.6 euro per banor, qe nuk duhet kaluar gjate fushates se zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në relacionin shoqërues të draftit. Per ta përkthyer ne konteksin shqiptar, është marre parasysh raporti mes GDP per Capita ne to dyja vendet dhe është gjetur qe ekuivalenti yne do te ishte 0.073 euro ose 100 leke to vjetra per banor. Tavani i shpenzimeve per çdo parti politike vendoset tek kjo shifer, shumezuar me numrin e banoreve dhe shkon ne proporcion me numrin e kandidateve me te cilet partia politike futet ne zgjedhje. Keshtu, shpenzimet e nje partie politike ne fushate nuk lejohet te kalojne vleren 42 milione leke ose afro 300 mije euro dhe mesatarisht shpenzimi i lejuar per kandidat per deputet nuk mund te jete mbi 300 mije leke. Eshtë marre parasysh dhe indeksi i inflacionit, i cili do e korrigjoje vleren e tavanit ne fushatat e ardhshme pas vitit 2017. Nje hallke e domosdoshme e funksionimit te skemes eshte monitorimi dhe kontrolli i financimeve. Skema aktuale e auditit me ekperte kontabel, te cilet kontrollojne pas mbarimit te zgjedhjeve, ka sjelle ne shume raste mundesine per fshehjen e shpenzimeve permes mosdeklarimit te aktiviteteve apo faturave te rreme. Per kete arsye, propozohet ngritja e nje Bordi te Monitorimit te Shpenzimeve gjate fushates, i cili ka si detyre kryesore transparencen publike te aktiviteteve dhe financimit te tyre. Lidhja e ketij Bordi qe funksionon gjate fushates me Auditin mbas fushates si dhe mundesia per masa ne proces, do jete nje mekanizem efikas per te kthyer ne normalitet fushatat zgjedhore dhe financimin e tyre. Element i rendesishem qe propozohet eshte edhe Auditi Nderkombetar i financimeve, permes kompanish te medha dhe me reputacion.



