Zvicër/ Lehtësohen masat, rihapen rafineritë e arit

Zvicër/ Lehtësohen masat, rihapen rafineritë e arit

Dy nga rafinuesit më të mëdhenj të arit në botë, “Valcambi” dhe “Argor-Heraeus”, po rikthehen në veprimtaritë e tyre të mëparshme, pasi Zvicra lehtësoi masat e mbylljes së koronavirusit.

Vendimi u mor pas gjashtë javësh mbylljeje të plotë që ndërprenë furnizimin botëror të arit dhe ndikuan në rritjen më të madhe të çmimeve në SHBA e Britani prej dekadash.

“Valcambi”, “Argor” dhe “PAMP”, janë rafineri afër kufirit zviceran me Italinë, e cila pësoi një nga shpërthimet e më të rënda të koronavirusit të Evropës.

Ato përpunojnë rreth 1 500 tonë ar në vit - ekuivalent me një të tretën e furnizimit botëror - në qendrën më të rëndësishme të rafinimit në botë.

"Nga sot e tutje ne do të lejohemi të shkojmë deri në 100%", tha Drejtori i Përgjithshëm i "Valcambi", Michael Mesaric.

Për të minimizuar numrin e njerëzve në rafineri dhe për të mbrojtur shëndetin e punonjësve, "Argor" tha se do të ndante stafin në tri grupe që punojnë në ndërrime 8-orëshe. Duke e mbajtur objektin të funksionojë 24 orë në ditë ai mund të funksionojë afërsisht 90% të niveleve normale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy