
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka vizituar sot paradite Veriun e Mitrovicës, nën masa të rrepta sigurie.
KosovaPress raporton se eskorta e tij ka ndaluar për një moment në qendër të qytetit.
I pyetur nga KosovaPress nëse po ndihej i sigurt për shkak të prezencës së shtuar të forcave policore, Mesiç tha se “edhe sikur të isha vetëm do të ndjehesha njëjtë shumë i sigurt”.
Po ashtu ai u shpreh se Jugu dhe Veriu janë një dhe se ndihet shumë mirë në Kosovë.



