Një vrasje është regjistruar këtë të shtunë në kryeqytet. Një 39-vjeçar është qëlluar me thikë për vdekje në një lokal në zonën e Shkozës.
Sipas policisë viktima është shtetasi Arenc Lico 39 vjec, ndërsa autori i ngjarjes 28 vjeçari Ergest Zhupani, i cili është arrestuar pak orë pas krimit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.



