Sharka: Dëmi i përmbytjeve shkon përtej këtij sezoni, mund të rrisë çmimet

Sharka: Dëmi i përmbytjeve shkon përtej këtij sezoni, mund të rrisë çmimet

Eksperti i ekonomisë, Eduart Sharka, thotë se dëmi i përmbytjeve e kalon prodhimin e këtij viti. Sipas tij, përmbytjet do të ndikojnë në ekonominë e fermave dhe do të dëmtojnë edhe sezonin e ardhshëm. Rrjedhimisht, kostoja do të zhvendoset te konsumatori fundor.

 

Në rast se toka dëmtohet nga përmbytjet dhe fermeri nuk merr prodhimin për një vit është një dëm shumë i madh sepse fermeri nuk mbledh dot paratë për të investuar vitin pasardhës. Vazhdimësia në bujqësi është jetike. Nëse fermerët i lëmë vetëm, rrezikojmë të mos kemi bujqësi. 

 

Unë këtë fenomen e kam çuar deri te konstitucionalistët. Ministria e Bujqësisë na citoi ligjin 42 për emergjencat civile, pra në rast se dëmi i kalon 8% të fondit të emergjencave, kompensohet nga bashkia. Bashkia thotë se ka frikë se shkel ligjin.  

 

Pra nuk ka gjasa që fermerët të kompensohen.

 

Kreditimin kjo qeveri është munduar ta zgjidhë si problem. Është shpallur krijimi i bankës për investime. Bujqësia si sektor zotëron një përqindje shumë të vogël të portofolit të kredive. Sektori është aq i painteres për investime të reja, saqë askush nuk guxon të investojë. 

 

Në këtë situatë, bujqësia nuk përthith dot investime. Shifrat e INSTAT tregojnë rënie në bujqësi. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy