
Partia Komuniste Kineze ka vendosur kufizime të reja për grupet fetare në vendin aziatik. Në ligj parashikohet detyrimi për të mbështetur udhëheqjen e Partisë Komuniste Kineze, të mbështesin sistemin socialist dhe të zbatojnë me rigorozitet epokën e re të socializmit të lideri Shi Xhi Ping me karakteristikat kineze.
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, është urdhëruar krijimi i grupeve studimore për materialet e Partisë Komuniste Kineze në të gjitha objektet fetare. Gjithashtu ndalohet ndërtimi i statujave të mëdha jashtë tempujve dhe kishave.
Një pastor i krishterë kinez në Pekin, Liu Fengang, tani me banim në Kanada thotë se sipas rregullave të reja, të krishterëve u mbetet vetëm “të bëhen anëtarë partie”.
Pekini njeh zyrtarisht pesë besime fetare – budizmin, katolicizmin, islamin, protestantizmin dhe taoizmin. Më herët ka pasur kritika ndaj gjigantit aziatik për vendosjen në kampe masive të myslimanëve ujgurë vendas.
Në Kinë është e ndaluar propaganda fetare për të konvertuar njerëz në një fe të caktuar, lëndët shkollore për fenë apo kampet verore fetare.



