
Përplasjet mes serbëve në veri të Kosovës dhe policisë nisën më 26 maj, ditën që kryetarët shqiptarë të tre komunave, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok do të merrnin zyrtarisht detyrën.
Një situatë e tillë e ekslauar në trazira në veriun e Kosovës, për drejtorin e Institutit për Gjeopolitikë në Kosovë, është bashkdyzim i krimit të organizuar, politikës dhe spijunazhit rus dhe serb në veri të vendit.
Instituti ynë Gjeopolitik kishte paralajmëruar këtë zhvillim të rrjedhës së ngjarjeve edhe para dy vitesh ndërkaq para dy muajve kemi publikuar edhe analizën që ka të bëj ndryshimin e strategjisë politike të SHBA-së në raport me Ballkanin në përgjithësi dhe veriun e Kosovës, në veçanti.
Në këtë rrethana asgjë nuk ka diçka të papritur.
Marrëveshja e vitit 2013, prodhoj Listën Srbska, si dorë të zgjatur të Vucicit drejtpërdrejtë në politikën kosovare.
De fakto që në vitin 2013 deri më 14 shkurt 2021, veriut ishte lënë në dorë të Beogradit dhe krimit të organizuar. Porse kemi të bëjmë me një bashkëdyzim të krimit të organizuar, politikës dhe spiunazhit rus dhe serb kjo është mëse e qartë.
Sipas prof. Ramabajës, trazirat tensionuese në veriun e vendit, kanë një organizator të vetëm që është presidenti serb, Vuçiç.
Sa i përket cilësimeve të popullatës serbe në atë anë, si kriminale, asnjëherë në asnjë qeveri të Kosovës, nuk ka ndodhur një etiketim i tillë, përkundrazi edhe pas lumenjve të gjakut dhe atij tmerri që ka përjetuar Kosova, ka bërë përpjekje qeveria vazhdimisht të jetë sa më gjeneroze, sa më bashkëpunuese.
Por problemi është në Beograd, e potencoi vet Vucic mbrëmë që ai vet është organizator i protestave të djeshme.
Janë katër serb të arrestuar nga KFOR dhe të dorëzuar te policia jonë. Mediat serbe por edhe portalet tona kanë identifikuar disa qytetarëve serbë më aktivë që janë të ardhur nga qytetet serbe, sepse i përkasin nëntokës së krimit dhe në krye të krejt këtij skenari, është vetë Vucic dhe atij i duhet një situatë të tillë, se e ka gjendjen dhe ndodhet para një vullkani dhe lëvizje të fuqishme brenda vet Serbisë.
Ramabaja, thotë se së fundmi faktori ndërkombëtar ka krijuar një lloj albanofobie në disa qendra të Evropës.
Faktori perëndimor ka një lajthitje në raport të Serbisë prej një kohë të gjatë sepse BE nuk ka një agjendë të mirëfilltë për Ballkanin, ka kohë.
Ndërkaq për Kosovën siç e vumë re dhe në deklarata e raportueses, janë krejtësisht në dispoporcion me filozofinë e BE-së. Ka një lloj albanofobie të pashpjegueshme në disa qendra të Evropës.



