6 ushqime të mira për arteriet tona

6 ushqime të mira për arteriet tona

Fruta të freskëta dhe fruta të thata, peshk, avokado. Këto janë disa nga ushqimet që duhet të hani për të ruajtur në mënyrë efektive shëndetin e arterieve tuaja dhe për të kufizuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Manaferrat dhe mjedra- Frutat e pasura me antioksidantë lidhen me një rrezik më të ulët të çrregullimeve kardiovaskulare. Ky është rasti i manaferrave, mjedrës, por edhe boronicës dhe rrushit, të cilat të gjitha përmbajnë flavonoide.  

Peshku-Salmoni, skumbri, açuge, sardelet-Peshqit janë të pasur me omega-3, acide yndyrore që do të ndihmonin në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sa shpesh duhet t'i konsumoni? Agjencia Kombëtare e Sigurisë Shëndetësore (ANSES) rekomandon të hani peshk dy herë në javë. Zgjidhni peshq të vegjël, si açuge, sardele ose harengë, të cilët kanë grumbulluar më pak ndotës dhe metale të rënda sesa peshqit e mëdhenj.

Arrat- Ato gjithashtu përmbajnë omega-3 dhe antioksidantë, që të dyja janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Ato bëjnë të mundur uljen e shkallës së lipideve në gjak dhe në këtë mënyrë parandalimin e bllokimit të arterieve.

Bajamet- Bajamet kanë vetinë të ulin nivelin e kolesterolit të në gjak duke reduktuar përthithjen e tij në zorrë. 

Thjerrëzat- Konsumimi i rregullt i bishtajoreve si thjerrëzat, qiqrat apo fasulet lidhet me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare. Rekomandohet  konsumimi i tyre dy herë në javë.

Avokado-Ashtu si bajamet, avokado përmban fitosterole që ndihmojnë në luftën kundër kolesterolit të ke" dhe rrjedhimisht kundër arterieve të bllokuara. Është gjithashtu i pasur me omega 3. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy