Një 65-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, ku u kap me një sasi prej 350 gramë kokainë.
Karabinierët i gjetën në shtëpi lëndën narkotike dhe materialet për paketimin e saj.
Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar nuk ka precedentë të tjerë penal në shtetin fqinj. Pas arrestimit, ai është shprehur se i kishte hyrë asaj rruge pas divorcit nga e shoqja, pasi të ardhurat nuk puna si murator nuk i mjaftonin.



