SPAK ka zbardhur një zhdukje dhe një vrasje të një personi 5 vite më parë.
Klevis Lleshi u zhduk pa gjurmë në vitin 2020 dhe trupi i tij u gjet pas më shumë se 2 vitesh në një fshat në Matit. Trupi i Lleshit, u zbulua si rezultat i erozionit të tokës dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së.
Ngjarja dyshohet se është sagë e një gjakmarrje ndër vite pasi të riut më herët i janë ekzekutuar babai dhe xhaxhai.
Gjate natës janë ushtruar kontrolle në disa zona në Tiranë dhe tek lokal Monopol në Tiranë ndërsa nga GJKKO janë lëshuar dhe masa sigurie.
Pritet njoftim zyrtar nga SPAK.



