Kalaja: Jemi të bindur për dekomisionimin e 12 digave, duhen marrë parasysh dhe nevojat e komuniteteve (VIDEO)

Kalaja: Jemi të bindur për dekomisionimin e 12 digave, duhen marrë parasysh dhe nevojat e komuniteteve (VIDEO)

Heqja e digave jo funksionale dhe rivendosja e rrjedhës së lumenjve dhe biodiversitetit është në fokus të diskutimeve të tryezës së sotme e cila po mbahet nga organizata “H2H Foundation”. Sipas ekspertëve janë 141 diga të vogla e të mëdha jashtë funksioni në vend si pasojë e dëmtimeve teknike apo si pasojë e shfrytëzimit të tokave.

Inxhinieri hidroteknik Erion Kalaja përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv shumica e këtyre digave të raportuara nga Ministria e Bujqësisë dhe bashkitë kanë probleme të mëdha pasi ose nuk funksionojnë fare, ose kanë humbur funksionin e tyre për shkak të ndryshimeve në zonat  urbane.

Bashkitë kanë kërkuar të hiqen fare rreth 60 diga, por Kalaja i cili është dhe menaxher i këtij projekti tha se grupi i punës është i bindur vetëm për 12 prej tyre.

Sipas inxhinierit, kur bëhet fjalë për dekomisionim e plotë të digave duhet të merren parasysh dhe nevojat e komuniteteve.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Diga që në momentit e projektimit, projektohet me një cikël jetësor. Ky cikël jetësor nuk varet nga diga në vetvete por nga mbushja e saj me sendiment. Diga e fundit për ujitje është mbi 40-vjeçare. Pas viteve ‘90 asnjë rezervat i ri nuk është ndërtuar për ujitje.

Për shkak të tranzicionit, viteve’ 90, pas viteve 2006-2007 filluan investimet e para për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e digave. Është një periudhë shumë e vogël dhe me një buxhet të kufizuar.

Shumica e këtyre digave janë me probleme të mëdha, por sipas raportimeve nga bashkitë dhe Ministria e Bujqësisë janë 141 diga që konsiderohen ose që nuk funksionojnë fare për shkak të dëmtimeve të mëdha strukturale ose kanë humbur funksionin për shkak të ndryshimeve të zonat urbane. Një nga rastet tipike të digave të ujitjes që shumë pak persona mund ta dinë është rezervuari i Pakuqanit. Të pretendosh që do të përdoret për ujitje sot është e pamundur. Në raste të tilla nuk rekomandohet heqja fizike, por rekomandohet ndryshimi i qëllimit për përdorim.

Dekomisionimi kupton heqjen fizike të plotë apo të pjesshme të digës. Nga bashkitë janë kërkuar për t’u hequr rreth 60 diga. Ne jemi të bindur vetëm për 12 diga që janë dëmtuar, janë të vogla, janë dëmtuar përtej leverdisë ekonomike të riparimit.

Ajo që flasim me bashkitë, edhe kur shohim rezerva ujore si diga që mund të ketë dëmtime serioze, por nëse gatishmëria për këtë sasi uji është akoma aty nga komuniteti, atëherë ata nuk duhet të nguten me heqjen e kësaj dige vetëm me qëllim rikthimin e rrjedhës ekologjike dhe përfitimeve mjedisore por duhet të shihen dhe mundësinë për të mbështetur komunitetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy