
Një 25-vjeçar është arrestuar në Rrëshen, pasi është kapur duke kultivuar bimë narkotike në zonën e njohur si Kodër Rrëshen, Mirditë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu është identifikuar me inicialet J.J.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur "Kodër Rrëshen, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: J.J., 25 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike".



