Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Cakrani: “2A Group” ka bërë vepër penale, Prokuroria duhet t’i kishte dhënë zgjidhje

Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Cakrani: “2A Group” ka bërë vepër penale, Prokuroria duhet t’i kishte dhënë zgjidhje

Tensionet mes dy kompanive të angazhuara në projektin e Aeroportit të Vlorës kanë vijuar edhe këtë të martë, duke sjellë sërish bllokim të hyrjes në kantier dhe pengesa në ecurinë e punimeve. Situata ka rikthyer përplasjet mes palëve, ndërsa çështja vijon të trajtohet në rrugë gjyqësore.

 

Lidhur me zhvillimet e fundit ka reaguar për MCN Live avokati Kujtim Cakrani, i cili e konsideron situatën jo vetëm një çështje civile, por edhe me elementë penalë.

 

Sipas Cakranit, Prokuroria e Tiranës, e cila ka regjistruar procedimin për këtë rast, duhej të kishte ndërhyrë më shpejt për shkak të rëndësisë së investimit.

 

Ajo që po ndodh aty është një çështje civile, por për mua ka edhe elementë penalë. Prokuroria e Tiranës, e cila e ka regjistruar këtë procedim, duhej të kishte vepruar më shpejt. Jo se çështjet e tjera nuk kanë rëndësi, por këtu bëhet fjalë për një investim madhor dhe çdo vonesë ka pasoja të drejtpërdrejta.

 

Avokati theksoi se sipas tij, një vendim i Gjykatës së Lartë i njeh të drejtën biznesmenit Behgjet Pacolli të vijojë punimet, ndërsa pretendimet e palës tjetër duhet të shqyrtohen në gjykatën civile.

 

Pacolli ka një vendim të Gjykatës së Lartë që i ka dhënë të drejtë të vazhdojë punimet sipas kontratës. Ndërkohë, pretendimet e zotit Ademi mbeten për t’u trajtuar nga gjykata civile. Në një shtet ku prevalon sundimi i ligjit, një vendim i formës së prerë duhet të zbatohet nga të gjitha palët.

 

Ai ngriti gjithashtu dyshime për ndikim politik në këtë konflikt, duke pretenduar se po tentohet t’i merret investimi palës që aktualisht po zhvillon projektin.

 

Mendoj se ka një mbështetje politike ndaj palës tjetër dhe ekziston një përpjekje për t’ia marrë investimin që ka realizuar aty Pacollit. Në një shtet demokratik, ku respektohet ligji dhe institucionet funksionojnë mbi bazën e vendimeve gjyqësore, nuk do të shihnim skema të tilla. Për këtë arsye, mendoj se ka diçka më tepër pas kësaj situate dhe se institucionet po mbështesin një palë në dëm të tjetrës.

 

Në përfundim, Cakrani u shpreh se nuk është në dijeni të detajeve të kontratave mes palëve, por këmbënguli se moszbatimi i një vendimi të Gjykatës Supreme përbën shkelje serioze.

 

Nuk jam në dijeni të detajeve kontraktuale, se kur nisin apo përfundojnë afatet e tyre, por ajo që shoh është moszbatimi i një vendimi të Gjykatës Supreme. Për mua, kjo përbën vepër penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy