Më e thjeshtë nga sa e mendonim/ Bëhuni veganë që të shpëtoni planetin

Më e thjeshtë nga sa e mendonim/ Bëhuni veganë që të shpëtoni planetin

Mënyra më e mirë për të reduktuar impaktin tonë negativ në planet është të shmangim konsumin e mishit dhe produkteve të bulmetit. Sado që në fillim mund të tingëllojë i çuditshëm, ky përfundim është nxjerrë nga shkencëtarët, të cilët kanë analizuar të dhënat mbi dëmet që femrat i shkaktojnë mjedisit.

Studimi i fundit tregon se nëse nuk do të konsumohej mish dhe produkte të bulmetit, përdorimi i tokës bujqësore në rang global mund të reduktohet me më shumë se 75%, një zonë sa SHBA-të, Kina, Bashkimi Europian dhe Australia të marra së bashku. Edhe në këtë rast, nevojat e popullatës së planetit për ushqim do të plotësoheshin. Humbja e zonave të egra në funksion të bujqësisë është shkaku kryesor i zhdukjes masive të kafshëve të egra.

Të dhënat tregojnë se mishi dhe produktet e qumështit sigurojnë 18% të kalorive dhe 37% të proteinave, për t’i prodhuar ato duhet përdorur 83% e tokës bujqësore. Ndërkohë, kjo sipërfaqe prodhon 60% të gazeve serë që emetohen. Statistikat tregojnë se 86% e gjitarëve të Tokës përbëhen nga njerëzit dhe blegtoria.

Shkencëtarët thonë se edhe mishi dhe prodhimet e qumështit shkaktojnë më shumë dëm mjedisor sesa rritja e perimeve dhe drithërave.

Studimi është publikuar në revistën “Science”. “Një dietë vegane është ndoshta mënyra më efektive për të reduktuar ndikimin negativ të njerëzve në planet. Kjo do të ndikonte më shumë se ndalimi i fluturimeve apo pajisja me makina elektrike”, thonë studiuesit.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy