
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka pritet që nesër të merret për herë të parë në pyetje nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve. Mësohet se Koka do të merret në pyetje nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.
Koka do të pyetet lidhur me informacionet dhe dijeninë që ai ka si i pandehur lidhur me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. Ish-ministri i Mjedisit merret për herë të parë në pyetje 4 muaj pas arrestimit, pasi më herët nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Lefter Koka ka qëndruar fillimisht në Paraburgimin 313, ndërsa së fundmi është transferuar në paraburgimin e Durrësit.



