Efektivët e stacionit policor në Gricignano të Italisë kanë arrestuar shqiptarin Jeton Jella, 30 vje. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Apelit në Napoli, për veprën penale të vjedhjes, me pasoja të rënda. Jella kërkohej nga 23 shkurti dhe u prangos nga karabinierët, pasi duhet të shlyejë dënimin prej 3 vitesh burg.



