
Kryeministri Rama ka reaguar gjithashtu me një mesazh solidariteti për Kroacinë, e cila mesditën e sotme u godit nga një tërmet i fuqishëm.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shkuar se Shqipëria do të jap ndihmën e saj modeste për shërimin e kësaj plage të madhe.
“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i forte” shkruan Kryeministri.
Tërmeti në Kroaci/ Meta: Pranë popullit kroat me të gjitha kapacitetet e mundshme
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shprehur solidaritetin e tij me popullin e Kroacisë, e cila u trondit ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet se Shqipëria do të jetë pranë Kroacisë me të gjitha kapacitetet e mundshme si partnerë strategjikë.
Ditën e sotme në orën 12:19, Kroacia u trondit nga një tërmet 6.3 ballësh. Lëkundjet u ndien në të gjithë vendin, por edhe në Bosnjë Hercegovinë, Slloveni, Serbi dhe madje në Itali.
Postimi i plotë
I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.
Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë



