Lista studentore në Serbi mund të shpallet organizatë terroriste. Policia ka nisur ndalimet, ndërsa prokuroria disa urdhërarreste sepse i akuzojnë se kanë simuluar sikur në Beograd është përdorur bombë zanore gjatë një proteste.
Milazim Gashi, ekspert sigurie tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se është një lojë diplomatike për të shpërndarë protestën, pasi në rast se qeveria serbe e shpall organizatë terroriste Vuçiç do të gjendet në një situatë akoma më të rëndë sesa tani.
Sipas Gashit, pjesa më e madhe e dikastereve në Serbi janë nën kontroll nga qeveria.
Është lojë diplomatike për të shpërndarë elementin organizativ të protestës. Në rast se Serbia shpall organizatë terroriste do të gjendet në një situatë më të rëndë sesa tani.
BE çdo herë ka qenë mashë e dorës së Vuçiç.
Ky eskalim po çon drejt një përfundim të dytë të Milloshevic. Populli serb dhe shoqëria civile do I shkojë deri në fund. Dhe çdo gjë që gjendet para tyre do e largojnë.
Vucic është i obliguar të shkojë në zgjedhje dhe të ballafaqohet me popullin e vet.
Derisa nuk janë të argumentuara, duhet të krijohet një komision parlamentar që të japë verdiktin e tij. BE mund të jetë një qasje që të shkohet deri në fund dhe të shihet që po preken të drejtën e protestueseve.
Policia dhe prokuroria është në kontroll rigoroz nga qeveria e Serbisë. I kontrollon të gjitha dikasteret. Vuçiç kontrollon çdo mekanizëm në Serbi.



