SHBA, 64-vjeçarja del nga burgu 43 vjet pasi u dënua padrejtësisht

SHBA, 64-vjeçarja del nga burgu 43 vjet pasi u dënua padrejtësisht

Bëri 43 vjet burg për një vrasje që nuk e kishte kryer kurrë dhe më në fund është liruar nga qelia, pasi u shpall e pafajshme.

Bëhet fjalë për Sandra Hemme, e cila ka dalë nga burgu në SHBA pas më shumë se katër dekadash dënimi të padrejtë.

Ajo  ishte 20 vjeç kur u shpall fajtore për vrasjen me thikë të një punonjëseje librarie në Missouri, në nëntor 1980 dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Por një rivlerësim i dosjes së saj së fundmi doli në përfundimin se nuk kishte pasur prova që e lidhnin atë me krimin, përveç rrëfimit që kishte dhënë nën efektin e qetësuesve të shumtë në një spital psikiatrik.

Sot 64 vjeçe, ajo besohet të jetë gruaja që ka vuajtur dënimin më të gjatë të padrejtë në historinë e SHBA.

Ndërkohë që nuk është më në burg, çështja ndaj saj është ende në rishikim. Vendimi i parë prej 118 faqesh për rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm u dha më 14 qershor. Gjyqtari Ryan Horsman tha se avokatët e 64-vjeçares kishin prova të qarta për pafajësinë e saj, përfshirë prova që nuk ishin vënë në dispozicion në mbrojtjes së saj në kohën kur u dënua.

Nga rishikimi i dosjes rezultoi se policia lokale kishte injoruar provat që të çonin drejtpërdrejt tek një prej oficerëve, Michael Holman, i cili përfundoi më vonë në burg për një tjetër krim dhe vdiq në 2015-n.

Furgoni i Holman ishte parë në zonë ditën e vrasjes, alibia e tij nuk mund të konfirmohej dhe ai kishte përdorur kartën e kreditit të Patricia Jeschke pasi pretendoi se e kishte gjetur në plehra.

Po ashtu, në shtëpinë e Holman u gjetën një palë vëthë floriri, të cilat u identifikuan nga babai i Jeschke, si të sajat. Asnjë prej këtyre provave nuk iu bënë të ditura në atë kohë palës mbrojtëse të Hemme. Ajo u mor në pyetje disa herë nga policia, ndërkohë që ishte nën efektin e ilaçeve antipsikotike dhe të një qetësuesi të fortë, pasi u shtrua pa dëshirën e saj në spital psikiatrik. Hemme kishte marrë herë pas here trajtim psikiatrik që kur ishte 12 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy