Fieri është tronditur mesditën e sotme nga një ngjarje tragjike.
Një i ri ka vrarë me armë të dashurën e tij dhe më pas edhe veten. Dy të rinjtë janë gjetur të vdekur në makinë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e njohur si Ura e Pjetrit.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.



