Lufta në Gaza drejt përshkallëzimit, Biden pritet të bëjë thirrje kundër kundër antisemitizmit

Lufta në Gaza drejt përshkallëzimit, Biden pritet të bëjë thirrje kundër kundër antisemitizmit

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të bëjë sot thirrje për të luftuar valën e antisemitizmit që është në rritje, dhe vjen në një moment të pasigurt në luftën e Izraelit kundër Hamasit, ndërsa protestat kanë përfshirë kampuset universitare në SHBA, duke e futur Bidenin në telashe me votuesit e rinj.

Mbështetja e gjatë dhe e qëndrueshme e Biden për Izraelin është vënë nën presion të madh ndërsa kriza humanitare në Gaza rritet. Më shumë se 34,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, pavarësisht përpjekjeve të presidentit për të bindur Izraelin që të vendosë një ekuilibër midis mbrojtjes së vetvetes dhe parandalimit të vdekjeve të civilëve palestinezë. Ndërsa bisedimet për armëpushimin janë duke vazhduar, tani ekziston kërcënimi i afërt i një pushtimi ushtarak izraelit në shkallë të plotë në qytetin Rafah të Gazës, ku shumë civilë janë strehuar.

Biden do të mbajë një fjalim të martën në ceremoninë vjetore të Ditëve të Kujtesës në Muzeun Përkujtimor të Holokaustit në Kapitolin e SHBA-së. SHBA do të nderojë 6 milionë hebrenjtë e vrarë në Holokaust dhe të riangazhohet që ky kapitull i errët të mos përsëritet kurrë.  

Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, Biden pritet të "flasë për tmerret e 7 tetorit", si dhe "rritja alarmante e antisemitizmit" në SHBA.

Presidenti foli me forcë kundër intensifikimit të antisemitizmit dhe islamofobisë në ditët e para pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy