Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendose, Ervin Demo ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë për lajmet për sulmin kibernetik ndaj Postës Shqiptare.
Demo bëri me dije se shërbimet po vijojnë normalisht dhe se të dhënat nuk janë inkripruar megjithëse duhet pritur përfundimi i analizave.
Në momentin që flasim po bëhet një analizë e detajuar nga AKSHI dhe jo vetëm. Shërbimet e postës po vijojnë normalisht nuk ka të dhëna që janë inkriptuar, por duhet të presim përfundimin e analizave.
Vetë AKSHI i ka kapacitetet që rrisin garancinë për integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare.



