Jo vetëm në Vlorë, por edhe në Tiranë po zhvillohen aktivitete festive në përvjetorin e 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Gazetarja Oliverda Allmuça në një raportim për MCN Live tha se
Tirana duket se e ka rrëmbyer vëmendjen. Brenda Pallateve të Kongreseve është një atmosferë e zjarrtë. Është një atmosferë e ndezur, si kati i parë edhe kati i dytë i Pallatit të Kongreseve është mbushur plot me njerëz. Ansambli i Prishtinës do të përformojë i pari, para nisjes së paradës”.
Ansambli i Fëmijëve në Vlorë ka performuar live për MCN TV këngë me motive patriotike.
Për herë të parë këtë vit në kryeqytet do të zhvillohet Parada e Shqiptarëve, ku pritet një pjesëmarrja e mijëra shqiptarëve nga të gjitha trojet. Shqiptarë të diasporës, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë sot në Tiranë për të festuar 28 nëntorin.



