MCN sjell pamjet e anijes ALKAID, e cila është ankoruar dy ditë më parë në portin e Durrësit dhe dyshohet se ka transportuar gaz rus.
Autoritetet refuzojnë të japin shpjegime, por nëse kjo vërtetohet qeveria shqiptare rrezikon sanksione, pasi ka thyer embargon ndërkombëtare ndaj Rusisë.



