Video/ U dëmtua nga tërmeti, shembet me shpërthim pallati në lagjen e plazhit në Durrës

Video/ U dëmtua nga tërmeti, shembet me shpërthim pallati në lagjen e plazhit në Durrës

Ditën e sotme në lagjen numër 13, në zonën e njohur si Plazhi u shemb një pallat, i cili kishte pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, bazuar në akt ekspertizën e Institutit të Ndërtimit.

Shpërthimi i kontrolluar i ndërtesës 6 katëshe u realizua në orën 14.00. Godina, e cila ndodhej në zonën e plazhit në Durrës, ishte rrethuar më herët me shiritët e sigurisë, ndërsa ishin vendosur rreth 4 kg eksploziv.

Po kështu, ishin  vendosur një sasi e konsiderueshme thasësh me rërë, për të frenuar forcën e shpërthimit dhe dëmtimin e godinave rreth e qark saj.

Banorët e zonës ishin larguar më herët nga banesat, ndërsa re tymi kanë qenë të pranishme pas shpërthimit për minuta të tëra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy