At Grigor Pelushi nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv për Manstirin e Shën Theodhorit, dhe kishat e Dhërmiut dhe Himarës, duke theksuar se ato mund të shërbejnë si atraksion turistik për turistët.
“Prej disa ditësh të rinjtë e Kishës Ortodokse ndodhen në këtë vend piktoresk. Është një kompleks që është restauruar tërësisht nga Kisha Ortodokse Autoqefale. Është një manastir që fillesat e tij ka në fund të shekullit XVI, fillim shekulli XVII. Për shumë vite ky manastir shërbeu si një qendër shpirtërore dhe më pas në vitin 1967 u shndërrua në një bazë ushtarake. Pas ardhjes së demokracisë Kisha Ortodokse e mori këtë vend si pronën e saj, duke nisur me restaurimin e Kishës dhe të ambienteve. Në kamping marrin pjesë 50 të rinj nga e gjithë Shqipëria, që për një javë kalojnë kohë dhe miqësi së bashku. Kemi një aktivitet që përfshin edhe anën shpirtërore edhe argëtimin. Përgjatë gjithë vitit ky manastir s’ka mundësi të mbulohet. Është mbushur me kisha ky vend, dhe janë klerikë të paktë që shërbejnë. Mbart vlera të mëdha historike, por gjithashtu marrin edhe informacion të detajuar edhe për z.Vunoit. Dhërmiu ka mbi 20 kisha që mund të vizitohen nga turistët. Nëse dikush do të vizitojë këtë zonë mund të jenë pjesë e tureve dhe vizitave të tyre. Mjafton të vizitosh Dhërmiun dhe mund të kalosh një pasdite të këndshme. Vetëm në kalanë e Himarës ndodhen gjithë ato kisha të hershme”.
Ndërkaq avokati Redon Meksi duke folur mbi plazhin e Gjipesë, e cilësoi një plazh të mrekullueshëm, por vuri në dukje se është babëzi që disa njerëz të zaptojnë tokën, ndërkohë që mund të jepnin me qira vetëm shezlongët duke i mbajtur stok.
“Nuk kemi rrugë, zbritet në këmbë, ose me fuoristradë, ose nga deti. Është rrugë tejmase e vështirë, plazhi është shumë bukur. Ka një problem që është babëzia e shqiptarëve që kanë vënë shezlonge në gjithë plazhin. Them babëzi sepse s’i kanë me leje. I binte më thjesht që t’i mbanin shezlongjet stok, dhe t’ua jepnin, jo të zinin plazhin. Nuk kishte probleme të vendosje çadrën. Mirë do ishte që ata të jenë aty për të dhënë me qira shezlongun, jo tokën. Por kanë atë problemin e grykësisë. Kanioni është i mrekullushëm për ata që janë të apasionuar me ngjitjet. Është një plazh i mrekuellueshëm. Për të hipur është pak më e vështirë, 20 minuta në këmbë. Ka edhe disa fuoristrada që ofrojnë një çmim të kripur, 40 euro me fuoristradë”.



