
Në realizimin e klipit të tij më të fundit, këngëtari i njohur ka menduar ta përshtasë me periudhën që po jetojmë. Jon Bon Jovi po përpiqet të jetë frymëzues edhe për të tjerët në këtë kohë pandemie.
Në videon e re muzikore “Do ëhat u can”, ai shfaqet në rrugët e shkretuara të Nju Jorkut, duke përshëndetur heronjtë e pandemisë, mjekët dhe infermierët, bashkë me to edhe oficerët e policisë.
Kënga është pjesë albumit të tij të ri “Bon Jovi 2020”, që pritet të publikohet më 2 tetor.



