Tristan Thompson nuk e ka problem të gjejë shoqëri të re në udhëtimet e tij. Së fundmi Thompson është parë i shoqëruar me një femër ndërsa ndodhet me pushime në Mykonos.
Thompson i veshur me një këmishë me lule - u pa duke ecur dorë për dore nëpër rrugët e Mykonos me një grua misterioze rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës në mëngjes.

Tristan më parë kishte qenë duke festuar në një klub të quajtur Bonbonniere ... kështu që është e mundur që ai ta ketë takuar atë atje.
Nuk është hera e parë që e shohim lojtarin e NBA-së duke bërë festë deri në orët e vona të natës jashtë shtetit... ai ishte në të njëjtin klub të premten i rrethuar nga disa femra dhe duke pirë nargjile.
Natyrisht, udhëtimi në Greqi vjen vetëm disa ditë pasi TMZ publikoi historinë që Tristan dhe Khloe po presin një djalë me anë të një nëne surrogate .



