Vrasja në Durrës, në banesën ku u gjet trupi i pajetë kishte doza droge/ Arrestohet autori i dyshuar (VIDEO)

Vrasja në Durrës, në banesën ku u gjet trupi i pajetë kishte doza droge/ Arrestohet autori i dyshuar (VIDEO)

51-vjeçari Valbon Beqiraj i cili njihej edhe si Marko Beqiraj, është vrarë me thikë në banesën e tij, për shkak se në trupin e tij janë gjetur shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjetin prerës.

Gazetarja Ervina Garo raportoi për “MCN Live” se viktima është gjetur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës, në banesën e një të afërmi të tij, në të cilën shkonte vazhdimisht për ta kontrolluar.

Banesa frekuentohej edhe nga shokë të tij dhe dyshohet se përdorej lëndë narkotike, pasi janë gjetur dhe doza të vogla lënde narkotike.

Në orën 16.00 Beqiraj nuk është paraqitur në punë dhe familja e tij është shqetësuar. Ka qenë nipi i tij ai që ka shkuar të kontrollojë banesën, ku e ka gjetur të pajetë dhe ka njoftuar policinë. 

Dyshohet se pas përdorimit të lëndëve narkotike ka lindur një konflikt i shoqëruar dhe me goditje me thikë. 

Nga ana e policisë është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes, ndërkohë që pritet konfirmimi zyrtar nga policia.

Policia ka të gjitha pistat e hapura, ku nuk përjashtohet dhe një krim pasioni. 

Por pas arrestimit të të dyshuarit Teilor Tivari 24 vjeç, do të jetë dhe dëshmia e tij ajo që do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy