Inxhinierja që u bë blogere gatimi/ Që në moshën 12-vjeçare në kuzhinë, Rezjona rrëfen pasionin e saj

Inxhinierja që u bë blogere gatimi/ Që në moshën 12-vjeçare në kuzhinë, Rezjona rrëfen pasionin e saj

Të kesh profesion inxhiniere, por ta kthesh pasionin për gatimin në një “profesion” të dytë. 

Kjo është historia e Rezjona Bajës, e ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, ku rrëfen rrugëtimin e saj mes inxhinierisë dhe dashurisë për kuzhinën.

Dëshira për gatimin më lindi që në moshën 12-vjeçare, kur përgatita byrekun tim të parë me spinaq. Edhe pse me gabimet e para, arrita një rezultat të suksesshëm, duke hedhur kështu themelet e një pasioni që do më shoqëronte ndër vite.

Fillimisht, gatimi nisi si një zbavitje pranë nënës, por më pas mu kthye në një detyrim të përditshëm, pasi prindërit ishin në punë. Ja ku jam sot, si blogere gatimi. 

Ideja për të hapur një faqe gatimi lindi spontanisht.  

Edhe pse karriera ime profesionale ishte në inxhinieri dhe për rreth pesë vite ka punuar në sektorin bankar, gjatë pushimit të drekës ndaja ushqimet e përgatitura me kolegët, të cilët më inkurajuan vazhdimisht të hapja një faqe me receta. 

Fillimisht ishte një dëshirë momentale, por më pas vendosa t’i shpërndaj idetë e saj, pasi gatimi për të është pasion dhe kënaqësi që meriton të ndahet me të tjerët. Postimet e para në blog kanë qenë kryesisht për ëmbëlsirat.

Duke folur për recetat tradicionale, Rezjona veçon bakllavanë, e cila sipas saj kërkon një brumë të konsistencës së duhur dhe një pjekje perfekte, që është elementi kyç i suksesit. 

Specialitetet e mia për festat e fundvitit janë gjeli i detit, byreku, antipastat, sallata ruse dhe një sallatë e lehtë me finok, portokall dhe arra, që shoqëron mishrat dhe pjatat e para.

Në gatimet tradicionale, pitet e gjyshes mbeten më të veçantat dhe janë ndër recetat që bëhen më virale në rrjetet sociale.

Blogu im mban emrin “Shijoje si dikur”, një hapësirë ku ndaj receta tradicionale dhe moderne, duke ruajtur shijen dhe kujtimet e gatimeve të shtëpisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy