Xama tregon abuzimet me fondet IPARD: Fermerit duhet t'i jepen mundësi

Xama tregon abuzimet me fondet IPARD: Fermerit duhet t'i jepen mundësi

Gazetarja Ola Xama tha në studion e emisionit “MCN Economy”  se fondet IPARD janë të rëndësishme, sidomos tek pjesa e lënë në harresë nga qeveria sepse japin mbështetje për teknologji të industrisë bujqësore.

Duke vijuar më tej, Xama tha se tek fermeri nuk duhet bërë bamirësi, por duhet t’i jepet mundësi.

Në bazë të një raporti të Komisionit Europian ka një shifër të kontabilizuar në lidhje me abuzimet e IPARD, fillimisht shifra ishte 33.5 milionë euro. Kontabilizimi i asaj shifrE është bërë në euro gabimisht kur ka qenë në lekë. Gazetarët e ekonomisë janë interesuar pranë zyrave të BE-së nëse abuzimi real ishte 33.5 milionë euro dhe në përgjigjen që ka dërguar zyra e BE është raportuar që ka qenë gabim matematikor, i ngatërresës së vlerës që ka raportuar Ministria e Bujqësisë pranë autoriteteve të BE-së dhe ata nuk e kanë kontrolluar.

Vlera e abuzimit, ajo e identifikuara nga Komisioni Europian i bie të jetë 300 mijë euro. Tek sqarimet që ka bërë delegacioni i BE, është që këto janë shifrat e abuzimeve para se të niste hetimet OLAF. Fondet e IPARD janë të pezulluara.

Fondet IPARD janë të rëndësishme sidomos tek pjesa e lënë në harresë nga qeveria, për fermerët shqiptarë sepse japin mbështetje për teknologji të industrisë bujqësore.

Fermerit nuk i duhet bërë bamirësi që të mbahet me bukë, por duhet t’i jepet mundësi.

Dosja nuk është publike, sidomos dosja e OLAF. Është publike që në IPARD 2 janë dhënë 83 milionë euro mbështetje për bujqësinë për 483 subjekte.

Janë gjetur që një pjesë e mirë rreth 41 subjekte, me vlerë 410 mijë euro kanë patur abuzime. 410 mijë euro është shifra që kemi marrë nga AZHBR, sepse ka dërguar letër tek këto 80 e ca subjekte dhe kërkon ‘paratë mbrapsht’.

Një pjesë i kanë marrë për agro-turizëm. Ata thonë kemi plane të investojmë në agroturizëm, dhe një pjesë e tyre kanë bërë vila.

Kemi abuzime të tjera me vlerën e fondeve të dhëna me atë dhe faturave që janë blerë makineritë. Kur makineria ka bërë 100 mijë euro dhe në faturë është shënuar 150 mijë, pjesa tjetër ku ka shkuar? Ka shkuar që biznesi të fitojë më shumë dhe në xhepat e zyrtarit që ka hedhur firmën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy