Kosova ashpërson masat anti-Covid,  MEPJ: Dëshmitë që duhet të paraqisni në kufi

Kosova ashpërson masat anti-Covid, MEPJ: Dëshmitë që duhet të paraqisni në kufi

Duke filluar nga dita e sotme, 30 gusht, deri më datë 13 shtator cdo person që planifikon të udhëtojë drejt Kosovës duhet të paraqesë në pikën kufitare duhet të paraqesë dëshmitë e mëposhtme.

Ministria e Punëve të Jashtme bënë me dije se në kufi duhet të paraqitet certifikatë vaksinimi e plotë, ose marrje e një doze vaksine; test RT-PCR negativ; dëshmi se ke kaluar Covid-19; test i shpejt antigjen negativ.

Ndërkohë nga ky rregull përjashtohen: Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve; përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve; personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19; shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit; qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh; diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe personat nën moshën 18 vjeç.

Kujtojmë se qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy