Shkarkimi i Veliajt/ Ruko: Të shpërbëhet edhe Këshilli Bashkiak. Kanë votuar nismat që shkatërrojnë Tiranën

Shkarkimi i Veliajt/ Ruko: Të shpërbëhet edhe Këshilli Bashkiak. Kanë votuar nismat që shkatërrojnë Tiranën

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës Mirela Ruko tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se Erion Veliaj duhet shkarkuar si kryebashkiak i Tiranës, dhe Këshilli Bashkiak duhet të shpërbëhet. Ruko theksoi se këshilltarët socialistë kanë votuar dhe mbështetur nismat e Veliajt për shkatërrimin e kryeqytetit dhe sot kanë kaluar në anën e atij që ka më shumë pushtet, Edi Ramës.

 

“Më në fund Këshilli Bashkiak i Tiranës do diskutojë për një çështje kaq të rëndësishme, që e kanë patur tabu më parë. Sot ka vetëm një pikë në rendin e ditës, kërkesa për shkarkimin e kryetarit të bashkisë nga detyra. Është bërë e rrugës që s’ka diskutime dhe ka vetëm ngritje kartonash. Për çfarë e kemi institucionit atëherë nëse s’ka diskutime?!

 

Patjetër do votoj pro shkarkimit të Veliajt, por do kërkoj edhe shpërbërjen e Këshillit Bashkiak, pasi është i njëjti që ka votuar dhe mbështetur nismat e Veliajt. Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë votuar shkatërrimin e qytetit. Kemi zgjatim të pushtetit të kryeministrit sa i përket Bashkisë Tiranë. Kryeministri nga një anë thotë, që ky djali që ka drejtuar bashkinë është djalë i mirë, dhe nga ana tjetër u kërkon këshilltarëve të PS që të kërkojnë shkarkimin e tij. 

 

Ndërkohë që ka qenë ai që e ka promovuar dhe ka qenë mburoja e Veliajt kundër akuzave. Përgjegjësi të kryeministrit s’kemi parë, as pendesë, as përgjegjësi morale dhe politike. Do doja shumë që brenda PS të kishte grup rebelësh, të dilnin dhe të thoshin këto gjëra po bëhen gabim, por këtë s’e kam parë. Disa prej tyre janë po ashtu të përfshirë në afera korruptive. S’e s’ka kuptim të votohet në mënyrë unanime. 

 

Habitem që Veliaj përmend të drejtat, liritë, ndërkohë që ai ua ka shkelur të drejtat dhe liritë qytetarëve të Tiranës, ndërkohë që ka nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë. Unë mendoj që Veliaj s’duhet ta çojë fare në Kushtetuese këtë rast, por të lërë drejtësinë të bëjë punën e vet. Shkojnë këshilltarët në këtë rast në anën e më të fortit, aty ku mendojnë se është pushteti. 

 

Këshilltarët duhet të japin dorëheqjen, ta shpërbëjnë këshillin dhe t’u hapin rrugë zgjedhjeve edhe në Këshillin Bashkiak. Lëvizja Bashkë do marrë pjesë në zgjedhje, sigurisht që s’kemi vendosur për emrin konkret që do jetë kandidat. Duke parë si funksionon Këshilli Bashkiak me 61 anëtarë, është thjesht harxhim parash. Nuk mund të kesh shumicën dhe të kalosh gjithçka me kartona, pa diskutuar”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy