Mbytet në det një 60-vjeçare në Durrës, katër viktima për një javë

Mbytet në det një 60-vjeçare në Durrës, katër viktima për një javë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, pasi një 60-vjeçare ka ndërruar pasi është mbytur teksa lahej në det. F. Z, 60 vjeçe, ishte banuese në Durrës, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen numër 13.

Ditët e fundit në Shqipëri dhe më konkretisht në Durrës ka patur ngjarje të shumta të këtij lloji, ku jo më larg se dje, po në të njëjtin vend, u mbyt një shtetas kosovar. Në 1 javë, duke përfshirë edhe një ngjarje në Kavajë, janë mbytur katër persona, tre prej të cilëve janë me origjinë nga Kosova.

Ky është bilanci tragjik i kësaj vere, ku pushimet për këto familje janë shndërruar në një tragjedi. Sezoni i verës ende nuk e ka kapur pikun e tij, por në vijim shpresojmë të mos kemë më qoftë edhe një viktimë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy