
Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka paditur në Strukturën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) paraardhësin e tij Xhelal Mziu.
Kryebashkiaku i PS-së, Suli e ka paditur Mziun për “shpërdorim detyre”.
Mësohet se akuza ka të bëj me një leje ndërtimi që ish-kryebashkiaku i PD-së kishte dhënë për ndërtimin e një therrtoreje në Laknas.
Suli ka rreth dy vite që drejton Bashkinë e Kamzës, ndërsa ish-kryetari i bashkisë së kamzës, Xhelal Mziu tashmë është angazhuar në fushatën e PD-së si drejtues politik i qarkut të Dibrës.



