Malaj: Euroizimi i plotë do të ishte i dobishëm por është i pamundur

Malaj: Euroizimi i plotë do të ishte i dobishëm por është i pamundur

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, thotë se euroizimi i plotë i ekonomisë shqiptare do të ishte i dobishëm, por është e pamundur për një sërë faktorësh. Në studion e MCN Economy, Malaj tha se lidhur me këtë duhet ekspertizë e mirë dhe e shtrirë në kohë.

Kosova dhe Mali i Zi nuk janë në eurozonë, por për shkak të varësisë nga marka gjermane kaluan te euro. Maqedonia e Veriut nuk bëri të njëjtën gjë. Një euroizim i plotë do të ishte i dobishëm por është i pamundur. Nuk mund të bëhemi pjesë e eurozonës, sepse duhet të jetë proces dypalësh.  Ka tregues që e bëjnë të vështirë: kredia në valutë zë 50% të kredive dhe depozitat 52%. Ka vende që kanë kaluar kriza të valutës. Një pjesë e madhe e ekonomisë nuk e përcjell mirë.

Ne jemi vend me deficit të madh tregtar. Kemi remitanca në masë të konsiderueshme. Në këtë aspekt ka nevojë për ekspertizë më të mirë dhe shtrirje në kohë. Nisma për deeuroizimin ka qenë kërkesë e përsëritur e institucioneve ndërkombëtare.

Borxhi është i rritur dhe kryesisht në euro. Eksportuesit shqiptarë eksportojnë në euro dhe penalizohen. Suksesi i biznesit është rruga më e mirë për qëndrueshmërinë financiare të vendit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy