Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë në burg Lulzim Berishën, duke prishur kështu vendimin e lirimit me kush të dhënë më herët nga Gjykata e Apelit.
Vendimi për lirimin me kusht ndaj Lulzim Berishës u dha më datë 7 dhjetor 2016. Me vendim e ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer.
I njohur si “koka” e bandës së Durrësit, Berisha u lirua me kusht, por Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e tij në burg.
I kontaktuar nga MCN TV, avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi, tha se vendimi do të ankimohet.
Do ndjekim rrugët ligjore për të sjellë në vend ligjshmërinë dhe për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë. Vendimi është jashtë afateve të lirimit me kusht.



