Kryeprokurori Adriatik Llalla ka nxjerrë një tjetër listë me 9 funksionarë të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë, me dyshimin se janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit. Në listë janë 3 kryebashkiakët e Pogradecit, Tepelenës dhe Poliçanit dhe 6 deputetë të PDIU-së, LSI-së dhe të PS-së.



