Djegia e anijes së mallrave në Sri Lanka mund të jetë katastrofa më e madhe ekologjike

Djegia e anijes së mallrave në Sri Lanka mund të jetë katastrofa më e madhe ekologjike

Një operacion i madh për pastrimin është duke u zhvilluar për 6 ditë rresht në Sri Lanka pasi një anije kontejnerësh e ngarkuar me kimikate mori flakë 12 ditë më parë dhe përmbyti me mikroplastikë dhe mbetje të rrezikshme vijën bregdetare perëndimore.

Ambientalistët e Sri Lankës thanë se është një nga katastrofat më të këqija ekologjike në historinë e vendit dhe kanë paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm për jetën detare dhe industrinë e peshkimit.

Anëtarët e “Sri Lanka Navy” veshën kostume mbrojtëse dhe çizme gome për të hequr mbetjet plastike, mbeturinat kimike dhe mbeturinat që kanë mbuluar plazhet pranë kryeqytetit Colombo, duke përfshirë vendin e njohur turistik të Negombo.

Personeli i Marinës së Sri Lanka largon mbeturinat e lara në breg nga anija e ngarkuar e ngarkesës MV X-Press Pearl në plazhet e Wattala në Negombo në periferi të Colombo, më 28 maj.

Anija e regjistruar në Singapor, e quajtur “MS X-Press Pearl”, po lundronte nga Gujarat i Indisë në Colombo kur një zjarr shpërtheu në bord më 20 maj, pasi ishte nëntë milje detare larg brigjeve të Sri Lankës. Që nga ai moment, Flota Detare e Sri Lankës dhe Rojet Bregdetare Indiane po përpiqen të shuajnë flakët dhe të ndalojnë anijen të fundoset.

Anëtarët e Marinës Sri Lanka heqin mbeturinat e lara në breg nga anija kontejnerë e regjistruar në Singapor MV X-Press Pearl.

Nëse kjo ndodh, 350 tonë metrikë naftë do të “pushtojnë” oqeanin dhe do të shkaktojnë dëme të mëdha ekologjike dhe do të prekin vijën detare deri në 30 kilometra, tha Ministri i Peshkimit i Sri Lanka, Kanchana Wijesekera.

Anija mbante 1,486 kontejnerë kur filloi zjarri, 81 prej të cilave mbanin "mallra të rrezikshëm", përfshirë 25 tonë metrikë acid nitrik, sipas X-Press Feeders. Ndërkohë kimikatet e tjera në bordin e anijes ende nuk janë konfirmuar.

Burimi: CNN Përshtati: MCNtv.al

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy