Vdekja e 27-vjeçarit në spitalin Infektiv/ MSH: Ishte asimptomatik për Covid-19

Vdekja e 27-vjeçarit në spitalin Infektiv/ MSH: Ishte asimptomatik për Covid-19

Shënohet një tjetër viktimë në moshë të rë nga koronavirusi në spitalin Infektiv në Tiranë. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 27-vjeçar nga qyteti i Kavajës.

Mësohet se i riu përveç koronavirusit vuante edhe nga talasemia. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, i riu nuk ka mundur që ta përballojë pandeminë duke ndërruar jetë.

Njoftimi

Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.

27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.

Po sot në mëngjes një 43-vjeçare ndërroi jetën nga koronaviriusi.

Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve nga Covid-19 shkon në 125.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy