Paralajmërimi i Ministres së Kosovës për dialog, Edita Tahiri, se Prishtina dëshiron të bisedojë për demarkacionin gjatë vitit 2016 është quajtur provokim nga Beogradi Zyrtar.
Shefi i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun është shprehur se është e përjashtuar që në Bruksel të bisedohet për çështje kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.



