“Fitojmë në letër”, Xhihani: Skënderbeu e ngriti stekën dhe rriti nivelin e skuadrave shqiptare

“Fitojmë në letër”, Xhihani: Skënderbeu e ngriti stekën dhe rriti nivelin e skuadrave shqiptare

Gazetari Alban Xhihani, tha se nuk e kupton pse skuadrat shqiptare e ulin stekën, e cila u ngrit nga Skënderbeu, disa sezone më parë, me sukseset e arritura në Europë.

Xhihani deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Skënderbeu me sukseset e arritura, bëri që të rritet edhe niveli i skuadrave të tjera në kampionat, të cilat e rivalizonin.

Sipas tij, tani skuadrat shqiptare fitojnë në letër dhe fërkojnë duart kur shikojnë shortin, por fusha tregon gjë tjetër.

Më bën përshtypje, pse e ulim stekën?! Ishte një stekë e ngritur nga Skënderbeu, disa sezone më parë, ku klubet e futbollit u ngritën në nivele të mira dhe të larta. U rrit goxha niveli dhe ishim goxha kompetitivë. Pse nuk arrijmë të ngrihemi dot hap pas hapi. Skënderbeu ndikoi deri diku që të rritej edhe niveli i rivalëve në kampionatin shqiptar.

Mendoj se ka të bëjë edhe pjesa e nënvlerësimit që ne shpesh kemi për kundërshtarët. Ne fitojmë në letër direkt, sa na bie shorti fërkojmë duart. Pastaj kur përballemi, në fushën e lojës na del një tjetër gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy