Kandidati i PSD-së, Leonard Beqiraj, është tërhequr nga gara, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.
Leonard Beqiraj ishte i pari në listën e partisë së Gjinushit në qarkun e Vlorës.
Beqiraj ka qenë zv.ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha”. Në mars të vitit 2010, Beqiraj u bë pjesë e një skandali politik, për shkak të një videoje që u zbulua me Dritan Priftin.
Videoja u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga një ekspert amerikan, i cili mori në dorëzim kompjuterin e Priftit.
Kjo video ishte fshirë nga kompjuteri i Beqirajt, përpara se pajisja të dërgohej në Prokurori për verifikim.
Në videon në fjalë, Leonard Beqiraj fliste për 100 mijë euro, nga të cilat 30 mijë euro ia kishte dhënë dikujt, ndërsa shtonte se vetë i kishin mbetur edhe 70 mijë.



