Teatri/ Kalaja: Kemi marrë përgjigje, BE po heton Sorecën (VIDEO)

Teatri/ Kalaja: Kemi marrë përgjigje, BE po heton Sorecën (VIDEO)

I deleguari i BE në Tiranë, Luigi Soreca po hetohet nga Bashkimi Europian. Kjo është përgjigja që i është vënë në dispozicion përfaqësuesve të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, pas pretendimeve të këtyre të fundit që Soreca ka ndikuar te gjyqtarët e Kushtetueses, ditën kur do të merrej në shqyrtim çështja për shembjen e godinës.

Deklarata u bë nga përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja në studion e lajmeve në MCN TV, teksa tha se është argumentuar çdo akuzë, se përse duhet hetuar diplomati europian.  Kalaja paralajmëroi se në rast se nuk ekzekutohet vendimmarrja e Kushtetueses për Teatrin, do t’i drejtohen gjykatës Europiane për Të drejtat e Njeriut, në Strasburg.

Ne e akuzojmë Sorecën sepse ai nuk ka asnjë të drejtë të futet në një gjykatë apo prokurori dhe kemi dhënë prova që u pranuan nga ambasada e BE ku e kanë pranuar takimin dhe kemi dhënë prova se të gjithë atakimet e tjera kanë qenë të planifikuar, është asnjë takim që është lënë jashtë vëmendjes së publikut. Ishte një takim që nuk mund të kalohet sikur s’ka ndodhur dhe ne s’kemi asnjë informacion pse është bërë ky takim. Nga ana tjetër lidhur me imunitetin kemi ngritur dyshimet se shkuarja e Sorecës përbën këtë vepër penale përpos veprave të tjera dhe ligji përcakton se hetimi duhet të bëhet se edhe një deputet ka imunitet por kur vërtetohen dyshimet se është kryer kjo vepër penale atëherë në këtë rast SPAK duhet të informojë ambasadën e BE, imuniteti nuk ndalon SPAK dhe gjykatën për të bërë hetime. Ne kemi argumentuar çdo akuzë dhe pse kjo është vepër penale. Ne kemi marrë një përgjigje nga BE ku na përgëzojnë për të gjithë këtë iniciativë nga ne dhe na u tha se po bëhet një hetim për Sorecën. Kushtetuta jonë, kodet e përcaktuara me ligj në lidhje me vendimet gjyqësore e përcaktojnë se një proces nuk quhet i rregullt nëse nuk ekzekutohet dhe në këtë rast jemi përpara një procesi të parregullt dhe në këtë rast do të na detyrojë të shkojmë në Strasburg.

 

Kujtojmë se të premten, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit vendimin e shkallës së Parë, për mosfillim të hetimeve nga ana e SPAK për procedimin penal kundër ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, për "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm" ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy