Akademiku Apollon Baçe deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se rusi si njeri ka një natyrë kriminale, duke shtuar se alkooli e transformon.
Teksa analizoi luftën në Ukrainë, Baçe tha se edhe populli rus ka përgjegjësinë e tij në këtë konflikt.
Rusët dijnë të bëjnë vetëm luftë në mbrojtje, jo agresive. Ky (Putini) përdori skenarin e Sirisë në Ukrainë. Natyra e rusit kalon nga uji i akullt te uji i përvëluar, nuk ka të mesëm. Ka natyrë kriminale. Kam pasur shokë që ishin njerëz ekselentë. Në momentin që pininn bëheshin komplet ndryshe. Mund të vriste dikë. Gjermanët gjatë luftë së dytë kanë bërë krime, por jo të tilla, s’kanë vrarë fëmijë, s’kanë përdhunuar. Kanë futur edhe çeçenët që janë Zot na ruaj! Ka hyrë shkenca e urrejtjes. Edhe ukrainasit thonë që në fillim rusët kanë qenë të sjellshëm dhe tani janë bërë kriminelë. Alkoolin e transformon rusin në mënyrë themelore. Putini i ka vënë një vulë turpi gjithë popullit rus. Nuk besoj se nesër po të takosh një rus do bisedosh për Çajkovskin, por për luftën në Ukrainë”.



