Deputeti i Vetëvendosjes: Jemi pranë ndarjes

Deputeti i Vetëvendosjes: Jemi pranë ndarjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, flet për debatet e javëve të fundit brenda partisë së tij. Ismaili thotë se Vetëvendosje duhet marrë një vendim.

“Mendoj që krejt kjo status-quo duhet të përfundojë me një vendim të qartë dhe të shpejtë – o po punojmë bashkë, o po ecim rrugëve tona. Është më afër ndarja, sepse nuk është ndërmarrë asgjë për pajtim”, ka thënë ai.

Për Ismailin, ndarjet janë të dhimbshme, por nuk kanë pse të jenë arsye për mëri.

“ Jam ndarë edhe nga gruaja para 13 vjetësh dhe tash jemi shokë shumë të mirë. Çdo ndarje është e dhimbshme. Por po më pengon që respekti dhe dashuria e njerëzve që kanë vendosur të dalin është kthyer në urrejtje. Janë dëshpëruar qytetarët, votuesi, por nuk po ecë më sepse janë dy mendësi të ndryshme. Me rëndësi për të, është që të bëhet një zgjidhje sa më pare”, ka shtuar ai për Info Magazine.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy