
Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion të gjerë antidrogë, duke goditur një grup që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave të qytetit. Operacioni i koduar “CLEANING 3” ka çuar në arrestimin e 12 personave, mes tyre edhe organizatori i dyshuar i rrjetit.



